Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim ushtarakët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë.
Mehaj, para tyre theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në çështje të sigurisë në funksion të interesave të përbashkëta, gjithmonë në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
“Lidhjet e ngushta vëllazërore na obligojnë që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, andaj pashkëputshëm çdoherë e më shumë do të forcohet ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të përvojave ushtarake në shkollim, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
Akademitë e Mbrojtjes të të dyja shteteve si institucione arsimore do të vazhdojnë ofrimin e ndërsjellët të shkollimit të kuadrove ushtarake për drejtim dhe planifikim në nivele strategjike./Arbresh.info
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...