Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar sot deklaratën e para 23 viteve të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila kishte thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO.
“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright. Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”, shkruan Mehaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...