Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se edhe një kontingjent i ri i FSK-së është certifikuar.
“Edhe një kontingjent i ri i trajnuar dhe certifikuar i liderëve luftarakë. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë”, shkruan Mehaj.
Sipas tij, ky kontingjent i ri është specializuar sipas standardeve më të larta për teknikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës.
“Liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.
Ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, përfundon Mehaj./arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...