Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e krijimit të ushtrisë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj theksoi se Kosova ka qenë me fat që e ka pasur në krah një aleat të fuqishëm si ShBA-në, përcjell Arbresh.info.
“Roli dhe rëndësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë. Vendi ynë ka qenë me fat që në krah të vet ka arritur të ketë një aleat të fuqishëm si ShBA-të. Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i institucioneve tona demokratike është bërë pikërisht me ndihmën e çmuar dhe të patjetërsueshme të tyre”, ka shkruar Mehaj.
Ai tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë institucionet në atë nivel që të jetë partner i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar me ushtri kudo që i kërkohet nga partneri i saj strategjik.
“Kështu kemi vepruar edhe gjatë këtyre dy viteve ku kemi marrë pjesë në operacione humanitare me kërkesë direkte nga ShBA-ja. Paqja dhe liria pa ShBA-në nuk do të ishte e imagjinueshme, prandaj ne iu jemi falënderues gjithmonë. Ne do të jemi gjithmonë krah për krah me ju. Urime popullit amerikanë 248-vjetori i krijimit të ushtrisë më të fuqishme në botë”, ka përfunduar shkrimin Mehaj./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...