Lideri i Nismës për ndryshime në Mal të Zi, e që është pjesë e koalicionit opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Nebojsha Medojeviq, ka thënë se qeveria e ardhshme e këtij vendi nuk guxon të marrë asnjë vendim që nuk i pëlqen Serbisë.
Koalicioni ku bën pjesë ai, së bashku me lëvizjen “E zeza mbi të bardhën”, që udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq, është paralajmëruar se do të formojnë qeverinë e re.
Dhe Medojeviq thotë se një nga vendimet e para që duhet të merren është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi.
“Jemi dy shtete të ndryshme, por historia dhe interesat reale tregojnë se ne me Serbinë kemi lidhje të veçantë. Po ta udhëhiqja unë Qeverinë, gjëja e parë që do të bëja ishte tërheqja e njohjes se pavarësisë së Kosovës. Njohja e pavarësisë ishte turpi më i madh i pushtetit që po shkon. Mali i Zi nuk guxon të bëjë asnjë veprim që do të binte ndesh me interesat e Serbisë”, ka thënë Medojeviq, përcjell portali malazez CDM.
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...