Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq dyshohet se është në mesin e të plagosurve nga grupi terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili dje sulmoi Policinë e Kosovës, me ç’rast u vra në krye të detyrës rreshteri, Afrim Bunjaku.
Në fakt, portali i njohur nga Bosnja e Hercegovina “Istraga” raporton se Radojiçiq është në mesin e sulmuesve të plagosur.
Ai prej kohësh është në listën e zezë të Amerikës dhe i kërkuar nga institucionet e Kosovës për vepra të ndryshme kriminale.
Sipas mediumit boshnjak, Radojiçiq tani ndodhet në Serbi për trajtim mjekësor.
Gazetari hulumtues i portalit “Istraga.ba”, Avdo Avdic i tha RTK-së se në disa raste kanë tentuar ta kontaktojnë Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë adresimit të sotëm për media gjatë prezantimit të armatimit të sekuestruar në aksionin e djeshëm të policisë në Banjskë ka konfirmuar në automjetet e sekuestruara janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiqit.
“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq, që po ashtu është në listën e zezë të SHBA-së, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla.


Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...