Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën, shkruan mediumi izraelit “Israel Hayom”.
Në lajmin e publikuar shkruan se diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën.
Të enjten, Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe Kryeministri Çek Andrej Babis ishin të pranishëm ndërsa Republika Çeke pagëzoi një degë të re të ambasadës së saj në kryeqytetin e Izraelit.
Gjithashtu të enjten, Kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një samit me Babis dhe Kryeministrin Hungarez Viktor Orban.
“Israel Hayom” shkruan se shteti i radhës që do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem do të jetë Kosova.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkur të këtij viti në një ceremoni virtuale.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër