Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës -AGK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, dje, Ditën Ndërkombëtare për Mosndëshkueshmërinë e Krimeve ndaj Gazetarëve, e ka shënuar me lansimin e kampanjës për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë së këtyre krimeve.
Qëllimi i kësaj kampanje ishte për ta fuqizuar më shumë zërin e gazetarëve kosovarë, njëherësh për t’i bërë thirrje institucioneve të sundimit të ligjit që të ndërmarrin më shumë masa për t’i mbrojtur kolegët tanë gazetarë, si dhe për të hetuar dhunën dhe kërcënimet në drejtim të medieve.
Kampanja, fokus të veçantë kishte rrjetet sociale, pasi që në dy vitet e fundit gazetarët janë kërcënuar dhe linçuar nga akterë,e grupe të ndryshme interesi, në po këto rrjete./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...