24 vjet më parë, më 26 shkurt 1993 për shkak të trysnive të mëdha të regjimit të Sllobodan Millosheviqit u dëbuan kroatët nga Kosova, respektivisht nga Janjeva.
Mbi dyqind familje kishin ikur vetëm atë ditë nga Janjeva.
Në vitet e ’90 të shekullit të kaluar banorët e Janjevës kanë përjetuar disa valë të persekutimit nga shteti i Serbisë, duke përfshirë kroatët e tjerë të Kosovës nga vendet si; Letnicë, Vrnez, Vrnavokolo, Shashare, Zagragjë dhe Veselicë, transmeton zeri.info.
Pas persekutimit të viteve 1990, kroatët nga Janjeva janë shpërngulur në Kroaci. Nga 10.000 kroatët e shpërngulur me dhunë nga ana e serbëve, në Janjevë kanë mbetur 300 kroatë, ndërsa 50 të tjerë në Letnicë.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...