Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me udhëheqësit më të fuqishëm në botë në margjinat e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris mund të jetë një hap përpara në zgjidhjen e “nyjes së Kosovës”.
Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”, transmeton Klan Kosova.
Siç raporton gazeta duke iu referuar burimeve diplomatike, takimi i Vuçiqit me Kancelaren gjermane Angela Merkel, inicuar kërkesën e saj, do të mbahet të dielën herët në mëngjes para ceremonisë zyrtare dhe dy zyrtarët do të diskutojnë të gjitha çështjet e rëndësishme – gjendjen në rajon, ekonominë, por një theks i veçantë do të jetë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas këtij mediumi serb, Vuçiq në Paris, ka shumë të ngjarë të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Pas kthesës amerikane në çështjen e Kosovës dhe deklaratave të njerëzve të afërt të Trump për të mos përjashtuar korrigjimet territoriale në Ballkan, presidenti amerikan tani mund t’ia përcjellë personalisht edhe presidentit tonë”, shkruan “Blic”.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...