Mediat serbe po raportojnë se është e pasigurtë nëse çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës.
Sipas raportimeve të mediave serbe, misioni serb në Strasburg i ka thënë RTS-it se Beogradi ka arritur ta parandalojë kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës me përpjekje intensive diplomatike.
“Por se procedurat janë të tilla që nuk do të dihet deri në momentin e fundit nëse sot diskutojeni”.
“Për momentin, Serbia ka arritur të bindë shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KE) se kërkesa e Prishtinës për pranim në KE nuk duhet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave, tha ambasadori në Misionin e Serbia në KiE Aleksandra Gjuroviq”, thuhet në shkrimin e Tanjugut.
Ndryshe, Kosova kërkesën për aplikim në Këshillin e Evropës e ka dorëzuar më 12 maj./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...