Mediat serbe kanë reaguar menjëherë pas deklarimit të Daut Haradinajt se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, do të mund të shpërthejë lufta.
Lidhur me këtë, “B92” ka raportuar se në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serb nëse ekstradohet Haradinaj.
Blici serb, po ashtu i ka dhënë hapësirë kësaj çështje duke raportuar për deklaratën e Daut Haradinajt.
“Deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili është edhe vëllaui i deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serb nëse Ramushi ekstradohet në Serbi”, ka shkruar Blici.
Kërcënim për serbët e ka quajtur Telegrafi serb, deklarimin e Haradinajt, duke raportuar se “ka kërcënuar me liftë nëse vëllau i tij ekstradohet në Serbi”.
Vendimi për Ramush Haradinajn do të merret me 27 prill. Këtë e ka konfirmuar në seancën e djeshme Gjykata e Colmarit në Francë.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës