Qeveria e Kosovës, me ndihmën e NATO-s, po pregatitet të sulmojë pikat kufitare Jarinje e Brnjak, me qëllim të dëshmimit simbolik të sovranitetit të Kosovës.
Kështu bën me dije “Novosti”, që po sipas saj, në këtë plan janë përfshirë përfaqësuesit më të lartë kosovarë, ndërkohë që sulmi në Jarinje e Brnjak po pregatitet në bazën ushtarake amerikane “Bondstil”, transmeton RTK.
Qëllimi i këtij sulmi, siç thekson “Novosti”, është të shkaktojë efekt psikologjik te serbët në veri të Kosovës, respektivisht të krijojë ndjenjën e “ndarjes nga Serbia qendrore”.
Krejt kjo ka mundësi të zbatohet me miratimin në heshtje të EULEX-it, sikundër është vepruar edhe me rastin e arrestimit të Gjuriqit.
Ndërkohë që Prishtinës zyrtare po i ngutet themelimi i ushtrisë në mënyrë që të rumbullakësohej pavarësia e vendit, duke dëshmuar, kështu, se fjala është për një forcë multietnike”.
Lidhur me këtë, Prishtina zyrtare po interesohet edhe për krijimin e njësive të ndryshme të këmbësorisë e atyre të njësive të forcave ajrore. Për këtë po kërkon mbështetje nga Perëndimi dhe që e gjithë kjo po veprohet jo vetëm me dijen, por edhe me ndihmën e NATO-s.
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...