Televizioni serb “Prva” ka realizuar një intervistë të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mirëpo për Thaçin ka raportuar se është kryeministër i Kosovës, raporton portali Zeri.info.
Thaçi është pyetur nga gazetari i këtij televizioni nëse dëshiron të përgjigjet në gjuhën serbe, mirëpo ai ka preferuar të përgjigjet në anglisht.
“Në pyetjen e gazetarit se çka po ndodhë në parlamentin e Kosovës në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila do të duhej të gjykoj përgjegjësit për krime, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se Kosova është treguar mjaftë korrekte sa i përket zbatimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shkruajnë mediet serbe.
“Bashkëpunojmë ngushtë me Tribunalin në Hagë. Kosova e mbështetë drejtësinë ndërkombëtare. Nuk kemi çka të fshehim, i përmbushim obligimet tona dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. /Zëri/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...