Mediat serbe: Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë

14:27 | 29 Dhjetor 2016
M. A.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar dhe miratuar rezoluta për rrënimin e murit në Mitrovicë.

Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se  dy punëtorë tashmë kanë filluar “shkurtimin” e këtij muri të jashtëligjshëm që është ndërtuar në Mitrovicë..

Kurse për rezolutën e propozuar nga AAK dhe Nisma për rrënimin e këtij muri, kanë votuar të gjithë deputetët me vetëm dy abstenime, si kërkesë që heqja e murit të bëhet në janar të vitit 2017 pa ndonjë datë të saktë.

Shpërndaje në rrjete sociale