Mediat serbe: Egjipti po shqyrton tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës

08:23 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Mediat serbe raportojnë se Egjipti po shqyrton mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtyre mediumeve, një nga temat kryesore të vizitës së delegacionit parlamentar egjiptian, do të jetë tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Qarqet diplomatike, ekziston një dëshirë në Egjipt për të ndryshuar vendimin e marrë para pesë viteve”.

Më pas thuhet se Egjipti zyrtarisht e pranoi provincën jugore serbe më 26 qershor 2013, kur në pushtet ishte Vëllazëria Myslimane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale