Një rreshter i policisë ka mbetur i vrarë gjatë kohës kur po kryente detyrën zyrtare në Banjskë të Zveçanit, dhe një tjetër është plagosur.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Policia njoftoi se edhe një prej sulmuesve ka mbetur i vrarë.
Dy kamionë pa targa ishin barrikadur në fshatin Banjskë, ndërsa tri njësite policore kishin shkuar për të hequr barrikadën. Në atë moment janë sulmuar nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa i plagosur mbeti një polic tjetër dhe një tjetër u lëndua, raporton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje, që kishte reagime të shumta nga politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë raportuar edhe disa nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare.
BBC ka raportuar fillimisht kur u vra polici, ndërsa po vazhdon të raportojë me informatat më të reja ngjarja në fjalë.
Ky medium raporton edhe për rrethimin e 30 personave të maskuar që janë futur në Manastirin e Banjskës.
Ndërsa edhe Reuters ka raportuar për ngjarjen në fjalë.
Edhe agjencia e lajmeve AP ka raportuar për ngjarjen, si me shkrim, ashtu edhe me video.
Vlen të theksohet se raportimet e këtyre mediave, kryesisht të AP-së, i kanë transmetuar edhe shumë media të fuqishme ndërkombëtare. /Klankosova.tv
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...