Mediat e huaja kanë raportuar për “Paradën e Krenarisë” që u mbajt sot për herë të parë në kryeqytetin e shtetit të vogël me shumicë myslimane, Kosovës.
Associated Press shkruan se “Parada e Krenarisë” u mbajt për herë të parë në Kosovë për t’i promovuar të drejtat e komunitetit LGBTI.
Përveç AP-së, edhe mediat tjera si tabloidi britanik “Daily Mail”, “Miami Herald”, “Yahoo” e ABC NEWS raportuar për paradën që u organizuar nga nëntë organizata jo-qeveritare për t’i dhënë fund paragjykimeve në shoqërinë kosovare, transmeton Express.
Mediat e huaja e cilësuan paradën si të qetë me vetëm një incident të vogël, kur një numër i vogël të rinjsh protestuan kundër marshit.
Ato, po ashtu përmenden faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në paradë për të shprehur përkrahjen e institucioneve të vendit për këtë komunitet dhe për të insistuar se të gjithë janë të barabartë.
“Nuk do ta lejojmë askënd në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime ndaj individëve apo grupeve”, Thaçi citohet nga mediat e huaja.
Në to përmendet edhe pjesëmarrja e disa diplomatëve të huaj në Kosovë.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...