Media serbe: SHBA-ja kërkon që në ekipin e Kosovës për dialog të jetë edhe opozita

22:23 | 18 Korrik 2018
M. A.

Në televizioni n1 serb, gazetari Milivoje Mihajlloviq ka thënë se në Bruksel amerikanët kanë kërkuar që ekipi i Kosovës për dialog me Serbinë të përforcohet dhe që në të të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Thaçi nuk do ta lejojë askënd nga delegacioni në Bruksel që të flasë për Kosovën. Ai e mban për vete atë të drejtë. Shqiptarët nuk janë larguar nga pozita fillestare, e Thaçi e ka marrë delegacionin me vete për të treguar se janë unikë. Mbrëmë ata kanë pasur një takim me Matthew Palmer (diplomat dhe zyrtar i lartë i SHBA-së) dhe kanë kërkuar nga ai që pavarësia të jetë rezultat i dialogut. SHBA-ja gjoja ka kërkuar që delegacioni të përforcohet dhe të ketë përfaqësues të opozitës”, citon FoNet të ketë thënë Mihajlloviq.

Sipas tij, nuk është zgjidhja te statusi, por tek afrimi i dy popujve e për këtë askush nuk po punon, ka thënë ai duke shtuar se situata në Kosovë kontrollohet nga Thaçi dhe Vuçiqi.