Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb në veri që të aplikojnë për vende të lira të punës që ka hapur Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”.
Përmes një video në gjuhën serbe, Kurti ka premtuar se procesi i punësimit do të jetë i bazuar në ligj dhe në meritë, transmeton Arbresh.info.
Kryeministri në detyrë theksoi se konkursi për 68 vende të punës do të mbyllet të premten, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht
“Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht”, ka shkruar Kurti
“Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar një process punësimi të bazuar në ligj dhe në meritë dhe fton të gjithë profesionistët të aplikojnë – veçanarisht gratë, pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë si dhe ata me përvojë në fushën e furnizimit me ujë. Personat e kualifikuar, veçanarisht ata nga komuniteti serb, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u punësuar dhe për të kontribuar në vendin ku jetojnë”, ka deklaruar Kurti”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...