Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Mazgit të Obiliqit i cili ka vjedhur një veturë dhe duke ikur nga policia e ka shkelur një polic.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptarë pasi qe i njëjti e kishte vjedhur veturën e viktimës dhe ishte duke ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima mashkull K/shqiptarë ka njoftuar policinë dhe pas pak policia ka arritur qe te ndaloj te dyshuarin, mirëpo i dyshuari gjatë ndaljes ka goditur automjetin e policisë ku lëndime te lehta merr një pjesëtar i policisë dhe i dyshuari”, thuhet në raport.
Sipas policisë, më urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...