Me traktor nëpër autostradë, Policia i shqipton gjobë 60 euro

15:53 | 6 Prill 2023
A Z

Një qytetar është gjobitur nga ana e Policisë së Kosovës deri sa po voziste kamionin në autostradë.

Shoferit të traktorit i është shqiptuar gjobë 60 euro.

“Njësia për Përcjellje në kuadër të Divizionit të Trafikut gjatë punës në teren ka hasur në autostradë duke qarkulluar një mjet motorik (traktor) i cili sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, shoferit të traktorit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e policisë është larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info/