Në kuadër të ceremonive për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një ceremoni
Gjatë kësaj ceremonie, ajo do të ndajë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në forcimin dhe avancimin e Kosovës.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë personalitete të shquara, si; presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, Myftiu Naim Tërnava, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deputetja e Kuvendit, Time Kadriaj, familjarët e Adem dhe Hamëz Jasharit, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni etj.
Ceremonia po mbahet në Sallën e Filarmonisë, e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?