Sot, me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, rreth 400 fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova, kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Fëmijët janë pritur në zyrën e tij nga kryetari Kadri Veseli dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.
Gjatë qëndrimit në mjediset e legjislativit, ata janë njohur nga afër me punën dhe mënyrën e organizimit të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Kosovës.
Po ashtu, nxënësit kanë ndjekur edhe një pjesë të seancës së sotme plenare.
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka përshëndetur fëmijët dhe i ka uruar ata për ditën e tyre.


Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot