Përgjatë vitit të fundit, importi i rrymës nga Serbia është më pak se 1% dhe në pesë vitet e fundit Kosova ka importuar energji elektrike nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.
Që nga paslufta, pasi kapacitetet prodhuese të Kosovës nuk i kanë përmbushur nevojat për energji elektrike, energjia është importuar nga shtetet e rajonit, pa anashkaluar as Serbinë.
Politikat energjetikë shënojnë hapat ndryshe që nga viti 2006 e posaçërisht në vitin 2008, kur me vendim të PDK-së dhe LDK-së u bë privatizimi i KEDS-it, për të vazhduar tutje, e posaçërisht nga viti 2013 kur projekti për furnizim e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë.
Që nga viti 2015 deri në vitin 2017 tregu energjetik dominohej nga importi prej Serbisë. Në 2018-n bashkë me Serbinë dominonte edhe Sllovenia.
Ndërkaq, gjatë viteve 2019-2022 importi nga Serbia ra dukshëm, pasi më së shumti rrymë u ble nga Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Prej 2023-s deri sot importi i rrymës nga Serbia ra edhe më shumë.
Kosova gjatë pesë viteve të fundit importoi rrymë më së shumti nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Pas tyre, për nga importi prijnë Sllovenia e Danimarka.
Pavarësisht asaj se importi nga shteti serb ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, pretendimet për import të energjisë elektrike që po bartet nga kompania me pronarin serb Vuk Hamoviq, u hodhën poshtë, me faktet që importi nga Serbia përmes kompanisë NOA Energy dhe EFT kishte nënshkrime marrëveshjesh të lidhura që nga viti 2018
Marrëveshja për dorëzim dhe pranim të energjisë elektrike atë botë ishte nënshkruar nga Kadri Kadriu i KOSTT-it.
Në vitin 2019 marrëveshje kontraktuese ishte arritur mes KEK-ut dhe NOA-s.
Marrëveshja mban nënshkrimin e Nijazi Thaçit i cili atë kohë ishte drejtor menaxhues i KEK-ut.
Dy vite më vonë, KEK-u sërish lidhi marrëveshje me NOA-n.
Këtë herë të njëjtën e nënshkroi Përparim Kabashi i cili pretendohet se ishte deleguar në bordin e Rregullatorit të Energjisë Elektrike nga Lidhja Demokratike të Kosovës.
Vlera e këtyre kontratave vlerësohet se është qindra miliona euro.
Televizioni publik ka kërkuar informacione nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e po ashtu edhe nga KEK-u rreth importit të rrymës nga Serbia dhe shtetet e rajonit./rtk
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia