Gjendje dukshëm e përmirësuar vërehet edhe në Merdare, ku pritjet për të hyrë dhe dalë nga territori i Kosovës arrijnë deri në 10 minuta.
Kujtojmë se në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet e qytetarëve për të dalë nga territori i Kosovës gjatë kësaj jave shkonin deri në pesë orë.
E as në Jarinje, qytetarëve nuk po u duhet të presin shumë për të dalë ose hyrë në territorin e vendit.
Aty kolonat e veturave arrijnë deri në 20 metra, ndërkaq që pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
E për pritjet e gjata të shkaktuara kohëve të fundit nëpër pikë-kalimet kufitare, MPB-ja po fajëson edhe palën serbe.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj tha të enjten për lajmi.net se një pjesë të fajit e ka edhe pala serbe me kontrollet e tyre të panevojshme.
Sipas tij, shkaktar për një gjë të tillë është edhe fluksi i madh i njerëzve gjatë sezonit të verës, fluks ky që ka gjetur të papërgatitur palën kosovare./Lajmi.net/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...