Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit që u mbajtën në Shqipëri.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që të punohet së bashku në mënyrë që afrohen standardet evropiane sa i përket demokracisë dhe të punohet drejt zhvillimit ekonomik.
“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka shkruar Kurti në urimin e tij drejtuar Ramës. /arbresh.info/
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë