Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe shefi i misionit të OSB-së Clemens Coja sot nënshkruan Memorandum bashëpunumim për zbatimin e aktiviteve të përbashkëta nga viti 2018 deri në dhjetor të vitit 2021.
Qëllimi i këtij Memorandumi, siç raportojnë nga kabineti kreytarit Xhaferi është mbështetja e strategjisë për reformim të Kuvendit me qëllim që Kuvendi ta kthejë rolin e vet kushtetues të qendrës së dialogut politik, të jetë llogaridhënës, transparent dhe të ketë rol të vërtetë mbikëqyrës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Xhaferit, kjo do të jetë e mundshme kur do të arrihet pavarësi e vërtetë e Kuvendit në vendimmarrje në kontekst të sigurimit të brendshëm, pavarësisë buxhetore dhe pavarësisë së shërbimit, njoftojnë nga kabineti i tij.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë