Nesër ( e mërkure) Shoqëria civile e rajonit të Pejës ka njoftuar se do të marshohet për gruan që u vra sot, ndërkaq sonte do të bëhet ndezja e qirinjve.
Në njoftimin e kësaj shoqërie thuhet se marshi fillon me fillim nga ora 11:00 nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Për të u solidarizuar me Gjyljetën dhe të gjitha viktimat e femicidit, sonte në ora 19:30, në qendër të qytetit do të bëhet ndezja e qirinjve. Ndërsa, nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 11:00 do të organizohet marshi paqësor me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Marshi fillon nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që dita e nesërme ( e mërkure), do të jetë ditë zie në Kosovë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...