Për 33 vite ne Kosovë janë raportuar rreth 150 raste më HIV/AIDS.
Kështu ka barë të ditur Naser Ramadani, drejtor i institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë në ditën Botërore të HIV/AIDS, shkruan arbresh.info.
“Që nga viti 1986 e deri në 2019 në Kosovë janë 128 raste me 51 raste në të vdekjes. Rasti i parë i identifikimit me HIV/AiDS në Kosovë është identifikuar në vitin 1985”, ka thënë ai.
Edona Dobroshi Deva, menaxhere e programit të HIV dhe AIDS në Programin e Fondit Global tha se është ndarë shumë e madhe e financave në identifikim të HIV-it.
“Është investuar një shumë e madhe e parave në Kosovë në krijimin e një evidence që do të ndihmoj Institucionet e Kosovës që të bëj programin për menaxhimin e HIV dhe AIDS”, ka thënë ajo.
Dobroshi-Deva tha gjithashtu se kanë angazhuar edhe njësi mobile në identifikimin e personave.
“Kemi angazhuar për herë te parë njesi mobile, kemi bërë përpjekje që me argumente të evidentojmë situatën në Kosovë. Angazhimi i personave që janë identifikuar me HiV dhe AIDS është shumë i rëndësishëm sepse ata e dinë më së miri nevojat”, tha ajo.
Ndërsa Luljet Gashi, shefe e njësisë së HIV dhe AIDS në IKShPK, tha se në botë rreth 40 milionë njerëz jetojnë me HIV.
“Deri në fund të 2018-es rreth 39.9 milionë njerëz jetonin me HIV, 78% e tyre e dinin statusin e tyre. Rreth 23.3 milionë ose 62% që jetojnë me HIV janë duke marrë trajtime antieretroaktike”, ka thënë ajo.
Gashi shtoi se këtë vit vdiqën 2 persona nga gjithsej 6 sa u identifikuan.
“Kosova klasifikohet në vendet më shkallë të ulët te prekjes së infeksioneve HIV dhe AIDS por që kjo shkallë ka gjasë të rritet. Në 2019-en janë raportuar 6 raste me 2 raste vdekje”, ka thënë Gashi.
“Për HiV dhe AIDs nuk ka shërim por terapia mund ta zgjasë jetën”, përfundoi Gashi./arbresh.info/
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...