Për një vizitë dyditore në Kosovë do të vijë ministri për Turizëm i Izraelit, Haim Katz.
Katz do të vijë në Kosovë me ftesë të Qeverisë kosovare.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrat e ekonomisë dhe të punëve të jashtme.
Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton i24news transmeton Arbresh.info.
“Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
“Ministri i Turizmit Haim Katz do të ofrojë ndihmë izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë,” shtoi ai.
Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit./Arbresh.info/
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta