Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re.
Ai tha se ka takuar kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Kurti bëri të ditur se shumë shpejt do t’i zhvillojë takime edhe me të tjerët, por pa specifikuar nëse një gjë e tillë do të ndodh edhe me ndonjë prej partive shqiptare që ka siguruar ulëse në Kuvend.
Kurti i pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi gazetarët që të mos mërziten për një gjë të tillë./EO
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...