Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.
Basha do të takohet me të gjithë përfaqësuesit politikë, raporton Arbresh.info.
Por, ai gjatë së hënën do të drekojë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
“Kryetari i PD-së, Basha, pritet në takim/ drekë pune nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Prishtinë) në orën 13:00”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur se ku do të takohen.
Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz. Gjatë vizitës në Kosovë, kreu i PD-së do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i kësaj partie, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH-së dhe Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...