Me aktivitete të ndryshme është shënuar “Dita e Baballarëve”, festival ky që përfshin gara, muzikë, ekspozitë, kuiz, art, kulturë dhe aktivitete të tjera atraktive, raporton Ekonomia Online.
Në këtë festival po marrin pjesë edhe shumë prindër dhe fëmijë të cilët kanë ardhur për tu argëtuar dhe lozur lojëra të shumta në kuadër të këtij aktiviteti, dhe për të festuar më ndryshe këtë festë.
Njomëza Berisha nga organizata SIT tha se sikundër çdo vit në kuadër të ditës së baballarëve, edhe sot po manifestohet me aktivitete nga më të ndryshmet për të argëtuar prindërit dhe fëmijët.
“Po bashkë me organizata tjera dhe organizatën tonë SIT, dhe biznese private festojmë ditën ndërkombëtare të baballarëve, kemi bërë disa aktivitete që e promovojnë prindërimin por edhe baballakun”, tha ajo.
“Çdo vit festohet dita e babllarëve, edhe sot kemi këndin e leximit, muzikë e argëtim që çdo herë tentojmë të sjellim diçka edukative”, tha mes tjerash Berisha.
Bëhet e ditur që ky festival të vazhdoj me aktivitete të shumta me qëllim të argëtimit për nder të Ditës së Baballarëve.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...