Më 6 korrik të këtij viti do të mbahet seanca gjyqësore për rastin penal te vrasjes se politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati Musa Damati, i cili tha se në këtë seancë pritet që të dëshmojnë figura politike.
“Me datën 06 korrik 2021 në ora 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është caktuar që të fillojë seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ne këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rendë politike”, ka thënë ai.
Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicë.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë