Zëvendësministrit, Rexhep Kadriu, tha se janë në përfundim të raportit për mënyrën e pagesave, kur është pyetur rreth kësaj rruge në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
“Jemi në përfundim të raportit për mënyrën e pagesave. Më 29 maj do të vihet në qarkullim për qytetarët e Republikës së Kosovës,” është shprehur Kadriu.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza, rreth pagesave ndaj operatorëve, duke siguruar për fondet dhe i bënë thirrje institucioneve përkatëse mos të kenë vonesa, në mënyrë që mos të ketë më vonë telashe gjyqësore.
“Sa i përket disponueshmërisë së mjeteve, për të gjitha projektet e parapara janë në dispozicion, edhe për procedurat e prokurimit edhe për obligimet ndaj operatorëve,” është shprehur ministri Hamza.
Edhe kryeministri Haradinaj kërkoi kujdesë në afatet e pagesave.
“Kërkoj që në afat të rregullt të përmbyllet ky proces,” është shprehur Haradinaj.
Qeveria e Kosovës miratoi edhe kërkesën e Ministrinë e Infrastrukturës për të emëruar Valmir Hylenaj si zëvendësdrejtor për shërbime operative në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror me mandat pesë vjeçar./arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...