Më 29 maj do të bëhet hapja e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
“ Më 29 maj në orën 19:00 do të bëhet përurimi i rrugës R6 të autostradës “Arbën Xhaferi” që ka ndikimin ën zhvillimin ekonomik në sektorin privat dhe lidhjen e korridoreve”, ka thënë Lekaj.
Ai duke e quajtur këtë projekt gjigant ka thënë se është bërë e mrekullueshme.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se u ka bërë ftesë në përurime dhe kryeministrave të rajonit.
“Janë të informuar edhe Institucionet e vendit, i kam informuar edhe kryeministrat e rajonit nëse kanë kohë të NA bashkohen”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...