Kërkesa e kamotshme nga familjarët e të zhdukurve për vendosjen e një obelisku për personat e zhdukur, pritet të zbulohet ditën e 27 prillit. Datë kjo që shënon edhe Ditën e Personave të Zhdukur në Kosovë.
Në të njejtën datë pritet të mbahet edhe një seancë parlamentare, me pikën e rëndit të ditës për personat e pagjetur. Për herë të parë, po shpallet edhe java e të pagjeturve, që do të nisë me datën 21 për të zgjatur deri më 27 të këtij muaji. Për gjatë këtyre ditëve do të bëhen vizita e homazhe në vendet ku gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë ndodhë masakra, tortura e kidnapime.
Këto i bëri të ditur Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, pas takimit të radhës së këtij komisioni.
Ai tha se Obelisku do të vendosët në vendin ku dy vite më parë u vu gurëthemeli i tij.
“Është me rëndësi që tani po përmbyllet një kërkesë shumë e kamotshme vendosja e Obeliskut. Me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, me 27 prill do të zbulohet obelisku, i cili do të jetë simbolikë e personave të pagjetur. Dhe do të vendoset pikërisht aty ku para dy vitesh është vendosë gurëthemeli i obeliskut. Është me rëndësi të përmendet që pikërisht me 27 prill do të mbahet edhe një seancë me pikë të rendit të ditës të veçantë kushtuar të zhdukurve. Si shenjë përkujdesje, respekti, sensibilizimi, por edhe homazhe për persona të zhdukur”, tha ai.
E pas seancës parlamentare, do të bëhen homazhe në Mejë, ku edhe ka ndodhë masakra më e madhe, 16 vite më parë.
“Normalisht se ACMP ka parapri një plan të përfundimit të misionit të vet në Ballkan, mirëpo deri në vitin 2017, AVMP sipas premtimeve dhe takimeve që kemi pas me zyrtarë të ACMP-së nuk e përfundojnë misionin pa e ndihmuar krijimin e kapaciteteve profesionale të tyre. Tani për tani vazhdojnë të procedojnë dhe të kryejnë analizën e ADN-ë, madje sikur edhe më parë, pa pagesë në raport me Kosovën”, tha ai.
Gjetaj tha se të gjitha mostrat që janë dërguar për analiza janë në procedim.
Pas takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, u tha se me datën 17 të këtij muaji, do të bëhet edhe rivarrimi i martirëve të gjetur në Rudnicë të Rashkës, e që janë kryesisht nga Komuna e Drenasit.
E për punën e gërmimeve tutje, kryesuesi i komisioni, Prenk Gjetaj tha se do të kërkojnë të behët vlerësimi, pra gërmimi vlerësues, edhe në lokacionet e dyshuara në Serbi, konkretisht mes Rashkës dhe Novi Pazarit./Arbresh.info/
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot