Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë studentët se pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues.
Po ashtu, në njoftim thuhet se janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.
“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova. Për çdo ankesë apo paqartësi, ju mund të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:
• Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin:
[email protected]
• Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin:
[email protected]”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...