Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor do të me 26 nëntor 2024 në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, në këtë Samit akterët kryesorë do të ndajnë praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, përcjell Arbresh.info
“Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë të përcjellni Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, i cili është kthyer në ngjarje të rëndësishme vjetore që bashkon akterët/palët kryesore të interesit nga i gjithë rajoni, për të ndarë më së miri praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, thuhet në njoftim.
Samiti do të filloj nga ora 10:00 deri në 17:30, dhe organizohet në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Do të ketë një ceremoni të hapjes, panele të diskutimit, si dhe do të përmbyllet nga një koktej rrjetëzues./Arbresh.info
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...