Një shofer 28-vjeçar nga Shkupi u ndalua sot në mëngjes në autostradën Shkup–Tetovë, pasi drejtonte një “Golf” me targa të Kosovës me 191 km/h, në vendin ku kufiri i lejuar ishte 100 km/h.
Rasti ndodhi më 07.09.2025, rreth orës 08:30, pranë nyjës së Grupçinit. Shoferi, i identifikuar si B.I., u arrestua nga njësia e Stacionit Policor për Siguri të Komunikacionit Rrugor Tetovë. Njoftojnë mediat nga Shkupi.
Ai është shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngritet padi sipas nenit 297a të Kodit Penal për veprën penale “drejtim i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
Policia apelon që shoferët të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të shmangur aksidentet dhe pasojat ligjore./rtk
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...