Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe tre të dyshuarve të tjerë për rastin me rezervat shtetërore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e gjykatës.
Gashi tha se seanca e shqyrtimit fillestar pritet të fillojë nga ora 19:30
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, thuhet në konfirmimin e Gashit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...