Federata e Xhudos në Kosovë ka njoftuar se më 7 nëntor (e martë) do të mbahet ceremonia e Certifikimit të Grupit të parë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo, më në Qendrën Nacionale të Xhudos, në Pejë.
Sipas njoftimit, në këtë ceremoni të certifikimit pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Presidenti i Federatës së Xhudos, Agron Kuka si dhe trajneri i Xhudos, Driton Kuka, shkruan Arbresh.info.
“Në emër të Federatës së Xhudos së Kosovës ju bëjmë ftesë të përzemërt që të merrni pjesë në Certifikimin e Grupit të parë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo, që do të mbahet me datë 07.11.2023, në Qendrën Nacionale të Xhudos, në Pejë, nga ora 13:00. Kjo ngjarje shënon një moment historik të jashtëzakonshëm që mishëron frymën e unitetit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët për rritjen e shtetit tonë.”, thuhet në njoftim.
“Programi shtetëror “Kosova, shteti i xhudos” është gur themel në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes njohurive dhe aftësive të vlefshme nga sporti i xhudos.”, njofton Federata e Xhudos në Kosovë.
“Programi ka trajnuar me sukses pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në xhudo, vetëmbrojtje dhe luftë të afërt, me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka dhe xhudistëve elitarë nga Kosova, të cilët tashmë janë zyrtarisht pjesë e FSK-së.”, vijon njoftimi./Arbresh.info/
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada