Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin që rregullon pagesën për ofrimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë ligjore.
Ai ka thënë se nga viti 2016, e deri më sot jashtëligjshëm janë bërë këto pagesa.
Postimi i plotë:
Sot kam nënshkruar vendimin që rregullon pagesën për ofrimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë ligjore.
Nga viti 2016, e deri më sot, jashtëligjshëm janë bërë pagesat e ekspertizave mjekoligjore mbi bazën e një udhëzimi administrativ i cili ishte shfuqizuar.
Këto pagesa janë bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kanë përfunduar në xhirollogaritë private të mjekoligjorëve, ndonëse të njëjtit kanë marrë pagë të rregullt mujore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Pra, nga viti 2016, shuma e paguar nga KPK në kundërshtim me ligjin është mbi 800 mijë euro.
Me nënshkrimin e këtij vendimi janë prodhuar dy pasoja juridike.
E para, është rregullur ligjërisht dhënia e ekspertizave mjekoligjore dhe e dyta, të gjitha mjetet e paguara nga KPK për mjekoligjoret do të derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës, e jo në xhirollogari private të mjekoligjorëve, siç ka ndodhur deri më tani.
Jemi këtu për vendosjen e ligjshmërisë e cila në këtë rast krijon kursim dhe shtim të buxhetit të shtetit./arbresh.info/
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë