Versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht, nga Bashkimi Evropian. Ky është sqarimi që Ministria e Drejtësisë ka dhënë, pas lajmit në disa media se disa fjale në ligjet për Gjykatën Speciale janë përkthyer keq.
Më tej MD sqaron se kjo ministri, përcjell arbresh.info, ka kryesuar Ekipin Teknik, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, Ekipi Teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme.
Sipas MD, versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe, si i tillë, është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian./arbresh.info
Haradinaj: Në qeverisjen time, Kosova u drejtua me vendime q...
Sallahu nënshkruan Projekt Kodin e Etikës për të punësuarit ...
KFOR-i zviceran shpreh interesim për luftën kundër korrupsio...
KQZ akrediton 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...