Në Prishtinë është mbajtur konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i menjëhershëm.
Sipas të parit të ekzekutivit, përmes këtij projekti do të ulet kosto e importit të energjisë, derisa do të rritet siguria në furnizim.
“Për dekada të tëra Kosova është përballur me vështirësi në sektorin e energjisë. Ne nuk kemi pasur vetëm nevojën për investime por vizion që sjellë rezultate që nuk mund të kthehen mbrapshtë. Andaj kemi vënë synime ambicioze, objektiva serioze dhe kemi caktuar një vizion i cili sa është solid është edhe largpamës. Vitin e kaluar kemi përmbyllur me sukses ankandin diellor dhe po në të njëjtin vit kemi lanësuar ankandin e parë të energjisë së erës. Përderisa sot ne po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive. 125 MË do të operojnë në koorporatën për ruajtjen e energjisë dhe 45 MW tjera nën KOSTT-in. Projektet e baterive do të kenë ndikim të menjëhershëm. Së pari do ta ulim koston e importit të energjisë si dhe do të rrisim sigurinë e furnizimit. Programi kompakt i financuar nga MCC dhe qeveria, përfaqëson një investim të madh në paravaresinë energjetike. Ky është një transformim që synon t’i jap Kosovës një ekonomi më të qëndrueshme”, shtoi kryeministri.
Ndërsa, e para e dikasterit të Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga rezervat e energjisë pas realizimit të këtij procesi, Kosova do t’i kursejë më shumë se 15 milionë euro.
“Rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit të energjisë më shumë se 15 milionë euro në vit. Të gjitha këto ndikojnë që të ulet kosto përfundimtare e furnizimit me energji. Gjatë kësaj jave Kosova e ka kaluar vleresimin vjetor të MCC-së. Është një ndër 26 shtetet që e kanë kaluar këtë vlerësim. Kosova përveç që ka arritur në shumicën e indikatorëve progres, ka arritur përparim në politikat fiskale, luftimin e korrupsionit dhe punësim”, shtoi Rizvanolli./rtk
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...