Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut.
Këtë për Arbresh.info e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
I njëjti shtoi se janë njoftuar për rastin në fjalë rreth orës 19:40.
“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq”.
“Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.
I njëjti ka shtuar se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori./Arbresh.info
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman