Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një fushatë vetëdijësuese me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
Zyrtarët policorë janë duke shpërndarë fletushka informuese nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, me temën “10 Këshilla të Dobishme – Mbrojtje nga Vjedhjet”, duke ofruar udhëzime praktike për mbrojtjen e shtëpive dhe pronës personale.
Fushata përfshin edhe bashkëbisedime me qytetarët, ku ata informohen për mënyrat më të mira për të parandaluar rastet e vjedhjeve.
Ndër këshillat kryesore të theksuara janë:
Mbajtja e derës së hyrjes gjithmonë të mbyllur
Kujdesi nga persona të panjohur
Mosfshehja e çelësave jashtë shtëpisë
Komunikimi me fqinjët dhe ndihma e ndërsjellë në raste emergjente
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat./Arbresh.info
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...