Mediumi serb, N1 ka raportuar për “aksionet” e fundit nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku kanë mbyllur zyrat paralele në Dragash që kanë lëshuar dokumente, si dhe heqjen e billbordit në afërsi të Zveçanit me fotografi të fytyra të njohura me nacionalitet serb.
Lidhur me këtë veprim, Ana Marija Ivkoviq, gazetare e radios Kontakt plus, ka thënë për N1 se këto janë veprime simbolike dhe poshtëruese për serbët që jetojnë atje.
“Më duhet të them se është thjesht vlerësimi i të gjithë neve se tani ka pak hapësirë që Beogradi të reagojë më konkretisht për atë që ndodhi në Banjska më 24 shtator. Në përgjithësi, qytetarët prisnin hapa më konkretë, por nuk i morën. Këtu ka një problem që ka filluar më 26 maj të vitit të kaluar kur kemi pasur incidentet e para të dhunshme në veri, kur policia e Kosovës ka marrë kontrollin e komunave dhe kur praktikisht askush nga Lista Serbe nuk ka qenë në terren, ata kanë qenë në Beograd. në mbledhjen e SNS-së” – ka thënë Ana Marija Ivkoviq.
“N1” ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e shtetit të Serbisë për veprimet e marra nga shteti i Kosovës. /Arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...