Objekti ku funksiononte Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Fondi për Sigurim Invalidor e Pensional sipas sistemit të Serbisë, është mbyllur më 12.09.2025 nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Sipas komunarëve, në hapësirat e brendshme të këtij objekti janë vërejtur punonjës të cilët kanë punuar me dokumentacion jovalid, teksa në mbylljen e objektit ka asistuar Policia e Kosovës.
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Reiffenstuel, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës ndaj institucioneve shëndetësore të menaxhuara nga Serbia.
Përmes një postimi në platformën “X”, Reiffenstuel ka kërkuar me urgjencë që Kosova të përmbahet nga këto veprime, duke paralajmëruar se ato ndikojnë negativisht mbi vetë qytetarët e Kosovës dhe bien ndesh me obligimet e vendit ndaj Bashkimit Evropian.
“Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës, shkojnë kundër obligimeve dhe zotimeve të saj ndaj BE-së dhe krijojnë tensione në marrëdhëniet tona bilaterale”, shkroi Reiffenstuel.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...